E shtrirë në një tapet gjimnastike, nga karantina e saj Jane Fonda, 83 vjeç tregon disa ushtrime për këmbët dhe belin. Me një trup sportiv si të vajze të re artistja debuton kështu në Tik Tok, duke publikuar një video ku shihet ‘workout’ i saj i famshëm i viteve Tetëdhjetë.

Një art, ai i stërvitjes në kushtet e shtëpisë, ku ajo ka qenë një mjeshtre dhe ku në kohën e vet-izolimit kthehet me aktuale se asnjëherë. Por stërvtja duket se është vetëm një pretekst për të kujtuar me këtë rast temën që ajo ka më për zemër, mbrojtjen e ambientit.

“Jam e famshme dhe kam këtë platformë të madhe’, ka thënë ajo e veshur me ë kuqe.’Përse të mos e përdor për diçka të rëndësishme?”. Kështu ajo fton të gjithë në Fire Drill Friday, për atë që është një takim tashmë i njohur si presion social për qeveritarët amerikan për të ndihmuar në emergjencën klimatike dhe ambientin.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb