Një deputet rus ka thënë se vendi i tij do të përdorë armë bërthamore “vetëm si përgjigje”.

Duke folur për BBC, Evgeny Popov, një anëtar i Dumës për partinë Rusia e Bashkuar e Vladimir Putin dhe prezantues i televizionit shtetëror, tha se Rusia “nuk do të sulmojë më parë vendet perëndimore”, por paralajmëroi se vendi do të përgjigjet nëse sulmohet.

Ai shtoi: “Ne nuk do të bëjmë ndonjë masakër bërthamore në botë. Kjo nuk është politika jonë. Nuk është praktika jonë. Ne jemi njerëz paqësorë në Rusi, por mund të përgjigjemi nëse do të na sulmonit.”

I pyetur nëse referendumet në zonat e okupuara të Ukrainës lindore nënkuptojnë se pasi të aneksohen, ato territore do të mbrohen me përdorimin e armëve bërthamore, z. Popov tha: “Unë me të vërtetë nuk di si t’i përgjigjem kësaj. Por ju duhet ta dini se ne do të mbrojmë atdheun tonë”.

I shtyrë përsëri nëse ai mund të shihte një situatë ku Rusia do të përdorte së pari armë bërthamore, deputeti rus tha: “Vetëm si përgjigje, pikëpamja ime është e qartë. Ne do të përdorim armë bërthamore vetëm si përgjigje. Vetëm si përgjigje ndaj përdorimit të armët bërthamore kundër territorit tonë. Ne do të mbrojmë vendin tonë sovran dhe shtetin tonë sovran. Dhe, natyrisht, armët bërthamore janë garancia jonë e sigurisë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb