Një nga ikonat e muzikës shqiptare, profesor Robert Radoja, ishte i ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel. Profesori i nderuar me anë të fotografive u kthye pas në kohë dhe rrugëtoi nëpër kujtime.

Profesor Radoja ka lindur në Bolonja të Italisë dhe në program tregoi se familja e tij ndodhej aty pasi babai i tij kreu studimet. Profesori tha se familja e tij është kthyer në Shqipëri kur ai ka qenë rreth 5-6 muajsh.

I ati ka qenë agronom dhe dëshira e tij ishte që të hapte një fermë, gjë që e realizoi në Shkodër pasi u kthyen nga Italia.

Ai tregoi se babai kishte studiuar me bursën e shtetit dhe e kishte më shumë se detyrim të kthehej sapo të mbaronte studimet në Itali, pasi duhet të shkonte aty ku shteti kishte nevoja.

“Prindërit janë gjithçka”, tha profesor Radoja kur u pyet për marrëdhënien që ka patur me ta.
Profesori tregoi se familja ka qenë një mbështetje e madhe në jetën e tij, teksa shtoi se tashmë ka ndryshuar mentaliteti i shoqërisë dhe figura prindërore është zbehur paksa. “Babai ishte kolona e shtëpisë, ndërsa mamaja shpirti i saj”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb