Drejtuesi politik i LSI-së në qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka denoncuar sot përfaqësuesit e PS-së, duke theksuar se në Berat nuk janë duke u kthyer emigrantët, por vihen në lista njerëz nga Tirana.

Sipas Çelës pasaportizimet e 6-muajve të fundit po kryen në fshehtësi dhe nga paniku i humbjes. Drejtuesi politik i LSI-së nënvizon se asgjë nuk e shmang rezultatin turpërues të Rilindjes në Berat, duke e konsideruar 25 prillin një referendum popullor për ndryshimin e madh.

Deklarata e plotë:

Përfaqësuesit e rilindjes thonë që emigrantët po kthehen në Berat. Të vetmit që kanë ardhur në Berat janë pashaportizimet e kryera 6-Muajt e fundit, nga paniku i humbjes. Votues që janë hequr nga Tirana për në Berat, në fshehtësi që të mos merrej vesh nga drejtuesit e PS në Tiranë.

Asgjë nuk e shmang rezultatin turpërues të rilindjes në Berat. Rilindja le të shkojë në fshatrat në Velabisht, Otllak, Sinjë e Rroshnik. Le të shkojë në fshatrat në Kutalli, Poshnjë e Cukalat. Le të shkojë në Kozare, Perondi e Lumas, të shohë shpopullimin e frikshëm që ka ndodhur nga papunësia e nga varfëria ku i zhyti rilindja. Nga humbja e shpresës dhe besimit.

Të flas më prindërit e me të moshuarit që ngelën vetëm, sepse fëmijët, nipërit e mbesat e tyre rilindja i përzuri në emigrim dhe në azil rrugëve të Europës. Të shohë rrugët bosh dhe bizneset e mbyllura në Kuçovë, Berat, Skrapar e Poliçan. Në 25 prill, referendum popullor, për të shporrur rilindjen. Në 25 prill të gjithë për ndryshimin e madh.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb