Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Beratit, njëherazi edhe kandidati për deputet në këtë qark, Blendi Klosi, në një takim me fermerët në Moravë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, tregoi mbështetjen që PS ka dhënë për fermerët.

Klosi i cilësoi fermerët si heronjtë të heshtur, e shtoi se qarku i Beratit, me ndihmën e tyre do të jetë konkurrues në të gjithë Shqipërinë.

“Për qarkun e Beratit flitet shumë për turizmin dhe të gjithë e njohin Beratin turistik. Bë mandatin e tretë të flitet më fort për këtë industri të re të ngritur në këtë qark. Janë mbi 25 milionë euro të investuara nga fonde të ndryshme, për zhvillimin e agropërpunimin, për ngritjen e një sistemi të ri mjetesh për prodhimet bujqësore. Nga viti 2013 janë rritur kultivimet bujqësorë, në sera. Kemi rritje të eksportit nga serat. Pra kemi pothuajse pesëfish më shumë prodhime të dala nga mundi e djersa e fermerëve të kësaj zone. Janë shifrat që dëshmojnë se këtu është një biznes i ri, por na del ne detyrë që jo vetë2m të mbështesim me fonde punën e këtyre njerëzve, por duhet ta kthejmë këtë qark në më konkurruesin të Shqipërisë. Djemtë dhe vajzat e kësaj zone, po rikthehen në këtë industri të re, që është krijuar në kohën e qeverisë Rama. Nuk kemi më domaten e famshme, por kemi prodhime të shumëllojshme, një prodhim të 12 muajve të vitit, këta janë heronjtë e heshtur. Këta kanë konkurrencën e tyre të brendshëm, siç kemi dhe ne atë të mandatit të deputetit, por të gjithë punojnë me një qëllim. E di shumë mirë energjinë dhe punën e jashtëzakonshme që bëjnë. Punojnë natën, me orë të zgjatura, prandaj janë dhe të suksesshëm. Deputetët e këtij qarku, e kemi parë si është zhvilluar e pesëfishuar në këto vitet e fundit”, tha Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb