Një fitore në derbi mund të ndryshojë sezonin, pikërisht kështu i ndodhi këtë herë Partizanit. Në momentin më të vështirë, ku vinin pas 3 ndeshjeve ku kishin marrë vetëm 2 pikë, pas blofeve me Apoloninë dhe Skënderbeun, dy ekipet e fundit, të kuqve i mjafton një fitore ndaj rivalëve të përjetshëm për ti rikthyer gjërat në normalitet. Kryeqytetasit e shohin sërish vetën në vendin e dytë, në ndjekje të kreut, këtë herë pronë e Laçit. Kurbinasit janë rivali i tyre më i madh në këto momente, ekip me të cilin do të përballen të mërkurën në Kupë, në letër është dhe rivali i tyre më i madhe edhe në garën për titull, fundja nuk i kanë mposhtur asnjë herë këtë sezon, sigurisht pa përjashtuar Teutën.

159793767 1584318201762570 4713098514574516903 O
159793767 1584318201762570 4713098514574516903 O

Fitorja në derbi jo vetëm që rikthen ekipin e Ilir Dajës në garë por vjen përpara një kalendari asfiksues ku tre ndeshjet e radhës mund të përcaktojnë jo pak për objektivat e të kuqeve. Pas Kupës, një ndeshje teke me Laçin, ku gjithçka mund të ndodh, Partizani përballet menjëherë me dy rivalë direkt, fillimisht pret Teutën ndërsa më pas luan kundër Vllaznisë në “Loro Boriçi”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb