SHBA

Prej disa kohësh në media është përfolur për një ndarje të mundshme mes këngëtares Rihanna dhe të dashurit të saj, miliarderit arab, Hasaan Jameel.

Shkaku i ndarjes sipas mediave rozë është se Rihanna donte hapësirën e saj dhe donte të ishte e lirë. Por me sa duket këto fjalë nuk kanë qenë të vërteta, pasi një ditë më parë ata janë fotografuar në prani të njëri-tjetrit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Çifti i njohur u fotografua, duke shijuar një darkë në restorantin ‘Giorgio Baldi’ në qytetin Santa Monica, ku qëndruan për gati 3 orë shkruan Daily Mail. Ata ishin të rrethuar nga rojet e sigurisë dhe hynë nga dera e pasme e restorantit.

Për Rihannën lidhjet e dashurisë janë shumë të rëndësishme por në të njejtën kohë edhe privatësia. Kjo nuk është hera e parë që çifti përflitet nga mediat për një ndarje. Pak kohë më parë ata u fotografuat duke u zënë dhe debatuar e më pas u përfol për një ndarje. Me sa duket i dhënë edhe një tjetër shans biznesmenit nga Arabia Saudite.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb