TIRANE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në një lidhje me “Skype” në News24 se është lajm i mirë fakti që në Tiranë nuk kishte sot asnjë person të infektuar me koronavirus.

Duke u shprehur se është ndezur “drita jeshile”, që tregon se situata po përmirësohet, Balla theksoi se qytetarët duhet të vazhdojnë të respektojnë masat, sidomos distancimin social dhe higjienën, pasi çdo gabim mund të na rikthejë në ditët e mëparshme, kur përballja me armikun ishte e vështirë.

“Këtë le ta thonë ekspertët, por Tirana, që ka numrin më të madh të banorëve, është lajm i mirë që sot nuk kemi asnjë person me koronavirus. Dritat jeshile duhet padyshim të shoqërohen me kujdes të vazhdueshëm nga të gjithë qytetarët, për të ruajtur të gjitha distancat e nevojshme, higjienën, pasi cdo gabim i vogël mund të na rikthejë pas në javët e kaluara, kur përballja me armikun ishte në ditët më të vështira.

Jemi në një fazë të re, nisur nga ecuria e deritanishme e përballjes me armikun e padukshëm kryeministri dhe qeveria kanë vendosur të lehtësojnë masat, por duhet të themi se jemi ende në luftë. Në seancën e ardhshme parlamentare, do kërkohet të vijojë situate e fatkeqësisë natyrore”, tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb