Duke u ndalur te deklaratat e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, avokati Spartak Ngjela tha në emisionin “Kjo Javë”, në News24, se Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë negociatë me fqinjët.

Sipas Ngjelës, Greqia ka ligjin e luftës me Shqipërinë, ndaj dhe nuk mund të ketë negociata për territorin.

“Ka një marrëveshje për detin që e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Atë e rrëzoi kjo gjykatë, se i kanë dhënë tokë shqiptare pushtuesit të Shqipërisë. Këta janë një shtet që kanë ligj lufte me Shqipërinë, si mund të bëjnë negociata. Nuk mund të ketë negociata për territorin, në kohën që Greqia është me ligj lufte, ka marrë fund. Këta e kanë lënë, sepse kanë dashur të fitojnë ndonjë gjë. Këta janë në bela dhe belanë e kanë te SPAK-u.

Kur iu thoni me ‘bastardë, armiq të shqiptarëve…’? Për kë e keni fjalën?
Për të gjithë bashkë. Kryeministri aktual të na thotë që nuk e dinte, kurse ata të tjerët janë shitës ordinerë, me gjithë Presidentin që kemi sot. Unë komunikoj me 80% të shqiptarëve, që e dinë, dhe thonë se këta janë të korruptuar. Organet e reja janë ngritur për këta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb