Kandidati për Komitetin Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit Kristjan Gjidoda ka kërkuar rinumërimin e votave, pasi është i bindur se kishte më shumë se kandidati tjetër Edmond Spahiu.

Nga komisioni mund të jetë bërë një lapsus, pasi ishin dy kandidat me mbiemrin Spahiu dhe votat mund të jetë ngatërruar.

Vetë kandidati Kristjan Gjidoda ka deklaruar se është bërë rinumërimi dhe fitues ka dalë ai, me 17 vota, ndërsa Edmond Spahiu rezulton të kishte marrë 14 vota. Kështu nga komisioni është sqaruar dje se të hënën do të bëhet një proçesverbal, që do të zyrtarizojë Kristjan Gjidoden si anëtar të ri të Komitetit Ekzekutiv.

Ende nuk dihet me saktësi por të hënën gjithçka do të bëhet më e qartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb