Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dhërmi për masat e domosdoshme për parapërgatitjen e sezonit të ardhshëm turistik.

Ndërsa po inspektonte në zonë me ministren e Turizimit Mirela Kumbaro dhe kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, Rama ka bërë  batuta si dhe kritika , duke thënë se zona duhet të sistemohet sipas një standardi.

“Vitin tjetër gjërat të jenë ndryshe”, i ka thënë Rama-Kumbaros.

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Ato ferrat atje, ato.. shiko ato… rulota, të gjitha duhet të zhduken.

Kumbaro: Do bëhet plan nga Bashkia dhe nga IKMT, do t’i pastrojmë. janë prona private, por janë të hapur për syrin publik.

Rama: Ferra, plehra, teneqe! O Jorgo ç’bëhet kështu?

Kumbaro: Duhet bërë një sistemim i rrugëve.

Rama: Këto lloj teneqesh duhen hequr, ose ta bëjmë bukur ose s’ka.

Kumbaro: Sado që është ndërtuar, është brez në rikualifikim.

Rama: Tela, shufra, duhen prerë, s’duhet të ketë fare.

Kumbaro: Ne mund të bëjmë një projekt rikualifikim të ndarjes së hapësirës private me atë publike.

Rama: Të rregullohet si duhet, kjo nuk mund të jetë kështu. Të hiqen të gjitha, komplet, duhet të jetë pastër.

Kumbaro: Mund të konceptojmë dy tre modele dhe nëpërmjet bashkisë t’u jepen pronarëve për t’i zbatuar.

Rama: Këtu duhet bërë një sistemim. Historikisht; merr, hiq, fut makina, prish. Kjo punë duhet mbyllur tamam.

Kumbaro: Ndoshta mund ta zgjidhim me pistona, siç e kemi te Pazari i Gjirokastrës.

Rama: Të rregullohet dhe rruga, s’ka jo po jo po. Një gur po u hoq, po s’u zëvendësua, hiqen 30. Vitin tjetër të gjithë gjërat duhet të jenë ndryshe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb