DURRËS

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 thotë se vëllezërit Besmir dhe Viktor Ndoci Haxhia u qëlluan me mbi 20 plumba kallashnikovi në Durrës.

Deri tani sipas Lalës janë pyetur 20 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjes ndërkohë veç pistës së borxheve po dyshohet dhe për një pistë tjetër që Besmir Haxhia ka pasur konflikte në një vend të Europës.

Më tej Lala thotë se zona ku u vranë vëllezërit ka shumë kamera sigurie por deri tani nuk ka dalë asgjë prej tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb