Kompania Albpetrol i është përgjigjur kreut të PD Fier, Luan Baçit lidhur me denoncimet e këtij të fundit se janë shkarkuar vetëm kohët e fundit 300 punonjës.

REAGIMI NGA ALBPETROL

Në vazhdën e sulmeve politike dhe shpifjeve që vijnë nga Partia Demokratike në adresë të Albpetrol sh.a jemi të detyruar të sqarojmë opinionin publik.

Kryetari i PD-së Fier, Luan Baçi, përmes publikimit të shkresave herë me vulë dhe herë pa vulë kërkon të trillojë një histori duke përfshirë punonjës imagjinarë dhe fakte të pavërteta.

E vërteta është shumë e thjeshtë: Në kuadër të situatës të krijuar nga pandemia e COVID-19 dhe situatës të vështirë për shkak të uljes të çmimit të naftës në të gjithë botën, për të ulur ndikimin negativ në financat e kompanisë, në zbatim të VKM Nr.243, datë 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore” Albpetrol sh.a ka hartuar një Plan Masash Shtrënguese organizative, financiare dhe operacionale. Një ndër këto masa është edhe anulimi i të gjitha emërimeve të reja, apo edhe anulimi i të gjithë procedurave të prokurimit, përveç atyre emergjente.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb