ELBASAN

Kryeministri Edi Rama ka vijuar të flasë për platformën “Deputeti që duam”, këtë herë në Elbasan.

Rama u shpreh se opozita nuk e sfidon dot PS-në, duke shtuar se Partisë Socialiste i nevojiten njerëz që kanë energji të mëdha për të ndryshuar gjërat në mënyrë pozitive.

“Ne na duhen njerëz që vijnë nga lufta e përditshme, që duan të bëjnë jetën e tyre më të mirë dhe të familjes me punë, duke mësuar edhe nga gabimet e tyre e për të mos u dorëzuar përballë vështirësive. Jam besim-plotë se jemi në rrugën e duhur.

Në këtë rrugë na duhen energji të mëdha. Nuk na sfidojnë dot, janë shumë mbrapa. Është opozitë mizerable në çdo aspekt, në lidhjet me njerëzve, në aspektin e halleve të përditshme. Sot është një opozitë e pandershme. Procesi ynë është i drejtpërdrejtë, është ftesë e hapur”, tha Rama.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb