Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës janë mbledhur dhe po zhvillojnë një marshim drejt Ministrisë së Shëndetësisë. Gazetari Erion Skendaj, raportoi për “BalkanWeb”, se studentët kërkojnë që të hiqet detyrimi për kryerjen e vaksinës dhe të zhvillojnë mësimin normalisht në ambientet e auditorëve.

Sakaq, gazetari tregoi se ditën e sotme, në kampusin qendror të universiteteve, më konkretisht në atë Politeknik, janë pranuar edhe studentë të pa vaksinuar.

Në një prononcim për gazetarin, studentët kanë rrëfyer se i është komunikuar se ky tolerim vlen vetëm për ditën e sotme, ndërsa nga nesër e në vazhdim duhet të paraqiten në ambientet fizike vetëm me test PCR apo certifikatë vaksinimi.

Po ashtu, ka pasur dhe një grupim të “Lëvizjes për Universitetin”, të cilët i kanë cilësuar si të ashpra masat e ndërmarra nga qeveria dhe kanë kërkuar një zgjidhje alternative.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb