Presidenti rus Vladimir Putin dhe forcat e tij po planifikojnë një “përshkallëzim të madh” të luftës në Ukrainë , ka pohuar zyrtari më i lartë i sigurisë i zyrës së Presidentit Zelensky në një paralajmërim rrëqethës.
Përvjetori i nisjes së luftës në Ukrainë është për disa javë, gjë që sipas sekretarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, i cili tha se Rusia është një vend “i fiksuar pas datave”, teksa shtoi se që nga revolucioni i vitit 1917, ata përpiqen të lidhin të gjitha aktivitetet e tyre me data të veçanta.
“Ata do bëjnë gjithçka që të ndodhë në përvjetorin e luftës, edhe nëse do paguajnë me jetë. Duan që aksionin tjetër ta kryejnë në 24 shkurt” u shpreh Danilov.