Kryeministri Edi Rama, në shoqërinë e ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, kanë vizituar lagjen “Rilindja” në Fushë – Krujë, ku dhe po ndërtohen 214 shtëpi individuale dhe 150 apartamente për të prekurit nga tërmeti.

Ministri Ahmetaj, tha se në shtator, ky kantier do të jetë i përfunduar.

“ Jemi në Fushë – Krujë, në kantierin e Fushë – Krujës, këtu po ndërtohen 214 shtëpi individuale dhe mbi 150 apartamente. Në shtator kantieri është i mbyllur”, tha Ahmetaj.

Sakaq, nuk munguan as batutat e kryeministrit Rama me punëtorët.

Kur ai i uroi puna e mbarë, njëri prej tyre it ha se të gjithë në atë sektor, janë demokratë. Ndërkohë nuk mungoi as kundërpërgjigja e Ramës, i cili i tha me batutë: “Mbaji se mos na hidhen”.

Edi Rama: Puna mbarë!

Punëtori: Jemi të gjithë demokratë të çmendur këtu!

Edi Rama: Mbaji se mos na hidhen!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: