Në aktivitetin e sotëm në Durrës, kryeministri Rama prezantoi platformën “Deputeti që duam”, duke iu bërë thirrje të rinjve, por edhe jo vetëm të jenë pjesë e PS-së, jo vetëm si votues, por tashëm si deputetë.

Rama tha se PS-ja ka shumë për të përmirësuar, por përballë tha se nuk kanë asnjë kundërshtar. Ai shënjestroi sërish kundërshtarët politikë, Bashën, Metën e Kryemadhin.
Ai tha se forcat e tjera politike janë të degraduara dhe se qytetarët nuk duhet t’i ndjekin nga pas.

“Ne thjesht dhe vetëm do bëjmë atë që duhet, këta si kemi përballë i kemi mbrapa. Duan të na kthejnë mbrpasht, por nuk na arrijnë dot këta. Problemin e kemi me ata që ju shkojnë këtyre mbrapa. Ne jemi larg të qenit të përsorur, kemi të metat tona por në këtë fushë veprimi këta as nuk mund t’ju ofrojnë njerëzve as një të 1 mijtën që ju ofrojmë ne njerëzve.

Janë të bashkuar për plehrat, nuk janë vetëm këta por është edhe ajo pala tjetër. Arsyeja pse jam këtu sot, sot është edhe Lefteri që kemi punuar bashkë për këto projekte kur ishim në aleancë me LSI, por në vend që ata që në atë kohë i votuan ato projekte nëse nuk thonë një fjalë të mirë, të paktën të mos bëhen qesharakë në sytë e njerëzve.

Hidhen përpjetë dhe nuk e thonë si zgjidhet kjo punë. Ata dinë vetëm të nxisin sherr, të shpifin sa munden, të mund të përfitojnë sa më shumë nga njerëzit e mërzitur, të shqetësuar, të lodhur e më pas nëse ju vjen në dorë puna do bëjnë të njejtën gjë që kanë bërë gjithmonë.

Në promovimin e platformës për deputetin që duam, nuk jemi nga halli këtu as nga ndonjë tronditje aritmetike, as nga ideja se përndryshe nuk i mundim dot ata. Ata janë të mundur, të degraduar sepse shumica e shqiptarëve asnjëherë nuk mund t’i mbështesë ata. Ne jemi të vetëdijshëm se kemi mundësi të përmirësohemi, të rrisim kapacitetet, të krijojmë më shumë hapësirë për të rinj e të reja, me ide dhe energji.

Ndërsa ironizoi mënyrën se si u votua nga strukturat e PD-së për të votuar për kandidatin që nuk donin, Rama tha se kjo mënyrë votimi ngjan me: “ato daljet e Lulit që takon taksixhinjtë aty afër te dera e PD ju thotë si t’ja bëjmë me taksat, ata i thonë taksa s’kemi se na i ka heq qeveria, shkon pastaj këtu në Durrës diku e i thonë banorët e dëmtuar nga tërmeti që s’na kanë dhënë lekë, ndërkohë që të gjithë lekët i kanë në llogari.

Luli është në një fazë që jo vetëm shkon në rrugë të gabuar por përton të fshehë edhe gjurmët e rrugës së gabuar. Pastaj vjen Monika bashkë me Ilirin, e kanë kthyer vëmendjen nga Durrësi, flasin përçart si njëri ashtu edhe tjetri, flasin për një hakmarrje të madhe që nis këtu nga Durrësi. Po Iliri ca do sjellë në Durrës? Europën? Problemi më i madh këtu është të ndihmojmë demokratët këtu se vërtet do votojnë për PD, por do kenë Monikën bashkë me Ilirin si peshqesh. Çfarë do të në Durrës Meta? Se durrsakët dhe shqiptarët e kanë bërë edhe kryeministër edhe kryetar parlamenti dhe president? Çfarë kërkon? Mos do Vilën e Zogut që ta ketë edhe një vilë në majë të kodrës si ajo që ka buzë detit? Çfarë kërkon më ndërkohë që e ka bërë institucionin e Presidencës destinacionin më qesharak të arsyes njerëzore, të vjen zor dhe keq, as armikut nuk i urohet ajo katandisje në atë gjendje. Ata që mendojnë se do votojnë LSI dhe do kapin PS ta harrojnë, mund të kapin Lulin por, s’ka më kthim pas. Ne do shkojmë para me njerëzit dhe për njerëzit, si forca më e madhe për të qeverisur Shqipërinë në Durrës dhe kudo”,- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: