8 mars 2020, kjo ishte hera e fundit që Milan kishte pësuar një humbje, në “San Siro” kundër Geona, një ditë përpara mbylljes totale që iu nënshtrua Italia për shkak të pandemisë që solli COVID-19. Pas 242 ditësh kuqezinjtë pësuan humbjen e parë duke i dhënë fund ecurisë së jashtëzakonshme me 24 rezultate pozitive radhazi. Sigurisht që kjo ishte e pashmangshme, erdhi në Europa League kundër Lille në ndeshjet e treta në fazën e grupeve.

Pioli
Pioli

Pavarësisht se Pioli nuk kishte kursyer thuajse asnjë titullarë, përfshi këtu edhe Ibrën, kuqezinjtë ishin inegzistent në fushë. Francezët ishin perfekt, shfrytëzuan çdo detaj duke marrë një fitore të pastër 0-3. Protagonisti kryesor ishte Yusuf Yazici, autor i një tregolëshi. Pavarësisht humbjes, Milan qëndron në pozita të forta në grupin H, në kuotën e gjashtë pikëve, një më pak se Lille kryesuese. Nuk e bën dramë këtë humbje Stefano Pioli: “Do të nxjerrim mësime nga kjo paraqitje. Jemi një skuadër e re por pjekur mjaftueshëm për të reaguar. Për herë të parë do të analizojmë më shumë gjërat negative se sa ato pozitive, u shpreh Pioli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb