Eksperti i Çështjeve të Sigurisë Ardianj Shtuni, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se zgjedhjet  e sotme në SHBA janë të pazakonta.

Shtuni theksoi se ka të ngjarë që në fillim të numërimit të votimit, do të ketë më shumë vota për Biden, por se më pas gjithçka mund të ndryshojë.

“Në Amerikë, dita e votimit është si festë. Kam votuar 10 ditë më parë dhe unë kam shkuar të votoj dy ditë pasi u hapën qendrat e votimit. Janë zgjedhje atipike. Kjo për shkak të Covid-19, për shkak të polarizimit shoqëror, të fryrjes së zjarrit ta themi që po ndodh këtu nga disa burime. Ka polarizim të brendshëm shoqëria amerikane.

Duket sikur ka grupe që duan të thonë se demokracia amerikane është një kandil, që po i mbaron vaji. Mendoj se në fillim të numërimit, Biden do ketë shumë më shumë vota dhe ky raport do të përmbyset kur të numërohen votat që janë hedhur sot”, tha Shtuni.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb