TIRANË

Si Fatos Lubonja ashtu dhe Artur Zheji mendojnë se zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në 6 bashki janë zgjedhje të fituara nga PS. Duke komentuar dekretin e presidentit dhe zgjedhjet e pritshme, të dy bënë disa parashikime në emisionin “Pikat mbi i” në News24, referuar edhe situatës në PD. Lubonja tha se është një situatë e dëshpëruar përtej faktit se kush është fati i njërit apo tjetrit. Ai deklaroi se të 6 bashkitë do i fitojë PS dhe se beteja më e madhe do jetë brenda dy grupeve të PD.

Ndërkohë Zheji tha se duhet të ketë negociatorë mes Berishës e Bashës, një marrëveshje për të mbështetur një kandidat të vetëm.

Lubonja: Më gati nga të gjithë është partia në pushtet që është gjithmonë gati, kurse partia PD janë dy parti apo jo, apo dy pretendime për të paraqitur nga e njëjta parti kandidatë të ndryshëm që s’ka problem më të madh. Leximi i kësaj situate e qartë. Ilir Meta i shpalli duke qenë aleat me Sali Berishën për të vënë në provë elektoratin e PD dhe për të krijuar një aleancë. Më në disfavor është PD institucionale. Udhëheqësit tanë e mendojnë partinë si Enver Hoxha. Kjo i intereson Edi Ramës, do përpiqesha t’i nxirrja barazim, t’i gjysmoj që të mos marrin asnjë. Situatë e dëshpëruar përtej asaj se kush është fati i njërit apo i tjetrit. Si kulturë politike.

Zheji: Nuk e kuptoj pse z. Meta caktoi datën 6 mars. Ka pasur 1 vit e gjysmë kohë ta bënte këtë gjë sepse këto bashki ranë. Pikërisht tani do të thotë që është një veprim që lidhet me një strategji, fijet e së cilës nuk i di deri në fund. Me sa kam dëgjuar, mendohet se do vihet në test opozita. Të testosh opozitën kur është e përçarë do të thotë të bësh aventurë me votat. Mendoj se pjesa më e madhe e këtyre 6 bashkive do i dhurohet Ramës ligjërisht.

Më habiti fakti që nuk e kontestoi asnjëri këtë. Ku është gati dr. Berisha për zgjedhje, nuk e kuptoj, ku është gati Basha për zgjedhje, nuk e kuptoj, ku është gati LSI-ja për zgjedhje? A, Rama është gati për zgjedhje. Si ka mundësi të nxjerrësh në testim total një përçarje totale të opozitës.

Këtu është hera e shtatë, janë zgjedhje të dorëzuara në tavolinë.

Këto zgjedhje mund të ishin bërë bashkë me zgjedhjet politike. Mund të bëheshin më 25 prill dhe këto. Tani t’i bësh pikërisht tani, ndoshta është dhe ‘deadline’ që ka Presidenti, dhe t’i pranosh zgjedhjet tani sepse të gjithë do t’i pranojnë jam i sigurt. Nuk mendoj që do jetë një proces i mirë zgjedhor.

Lubonja: Dyshoj se me hapat që janë hedhur brenda PD mund të bëhet fjalë për një rikuperim në kuptimin e ndërtimit të një kompromisi me fraksione…Ata e kishin atë mundësi dhe nuk e zgjodhën atë rrugë, të dy palët, zgjodhën rrugën e konfliktit. Unë besoj që shkaku që Meta e ka bërë këtë është pikërisht kjo, meqenëse Lulzim Basha nuk pranon të bëjë votim të rregullt, të shkohet në popull, duke qenë të sigurt se pjesën e bazës e ka më shumë Berisha. Këto zgjedhje kanë 2-3 mafie, njëra mafie e mbështetësve të Bashës dhe mbështetësve të Berishës. Mafia tjetër është ajo se këta që quajnë veten opozita kundër Ramës, Berisha-LSI-Basha sa janë në gjendje të sfidojnë maxhorancën dhe sa janë një minorancë dhe si janë. Vështirë që mund ta sfidojnë.

Të gjithë këta bashkë me Bashën, Berishën dhe Metën kanë thënë që në Shqipëri nuk bëhen dot zgjedhje të lira e të ndershme dhe nuk bëheshin kur këta ishin bashkë, po tani që janë të përçarë.

Mafia e tretë është për të parë se sa ndoshta ky popull është i mërzitur me Ramën, sa mund ta shfaqë apo sa është i nënshtruar. Njerëzit nuk do kishin shumë motivim të shkonin në zgjedhje. Do ishin më të motivuar të Metës dhe Berishës.

Zheji: Në varësi të gjeografisë së qyteteve do ketë një dinamizëm të ndryshëm. Për shembull në Vorë, PD-ja ka qenë shumë e fortë, mbaj mend që është bërë një luftë e madhe.

Mendoj që për shembull në Durrës unë do vija zero shanse për opozitën. Sepse do çahej vota në mënyrë të frikshme. PS aty ka bajlozët e vetë shumë të fortë, të cilët janë shumë eficentë në terren dhe në qoftë se do kemi ndarjen në dy pjesë të energjisë së PD-së aty, probabilitetit që të fitojë i shoh fare të vogla. Në Vorë ka një shans, në qoftë se do ketë një dakordësi të heshtur, nëse duan të fitojnë. Në qoftë se Berisha hyn në këtë betejë për të shkatërruar Bashën ka shkatërruar veten e vet. Këtu gjithsesi duhet të ketë disa negociatorë. Mendoj që në qoftë se opozita merr një gjë, në këto kushte do ishte prapë më mirë se të marrë asgjë dhe të dalë 6-0 sepse kotëson në mënyrë dramatike fatin e qershorit 2019.

Në Shkodër do jetë një betejë shumë e fortë, për arsye se Shkodra është mbi 65% e djathtë. Kaq shumë kanë vuajtur nga koha e komunizmit, sa që pavarësisht sa lëkura ndërron ujku thonë prapë jo mo jo. Kanë vuajtur shumë dhe në kockë. Kanë një kujtesë të admirueshme. Po ta marrim 60% e troshitur, ajo do ndahet 30 me 30, kështu që 40 do fitojë. Ajo gruaja ishte shumë interesante, profili i një qytetareje se Rama i zgjedh me lezet. Mendoj se po të ishin të bashkuar ose të koordinonin votën të dilnin me një kandidat…Doktori nuk priti.

Po të marrim Durrësin, me Lefter Kokën që tani nuk është më dhe ka ikur tek PS, kishte krijuar një bazament LSI-ja aty dhe ky bazament u transferua tek LSI, megjithatë me pak vota një deputet do merrej në Durrës. PD në Durrës kemi një kryetar të dorëhequr, një të ri në atë pozicion. Durrësi është i paparashikueshëm. Në zgjedhjet e 2005 ishte shumë e habitshme se si socialistët e Fatos Nanos e humbën të gjithë qarkun. Është një qark që të ndëshkon me votë. Rama në të gjitha rastet e ka pasur merak Durrësin se është një barometër ndaj votës i habitshëm.

Lubonja: Unë mendoj që beteja më e madhe do jetë brenda dy grupeve të PD-së. Do jetë më emocionale, por që nuk do ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. Edhe Shkodrën e mori PS në zgjedhjet e tjera. Për mua as ka pikë dyshimi se të gjashta i merr PS-ja dhe do të ishte çudi e madhe që ndonjëra prej tyre të merrej nga…edhe këtë nuk di ta them, sepse mendoj që pjesën më të madhe të bazës e ka Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb