Interi është skuadra më aktive në këtë merkato janari në Serinë A, por edhe në 5 kampionatet më të mira të Kontinentit të Vjetër. Zikaltërit, pas dështimit për t’u kualifikuar në fazën me eliminim në Champions League dhe akuzave të trajnerit se nuk ka në dispozicion lojtarë cilësorë në stol, po bëjnë çmos që të përforcojnë ekipin për pjesën e mbetur të sezonit. Objektivi i milanezëve është të ulin nga froni i kampionit Juventusin, që pas 8 titujve radhazi, udhëheq sërish Serinë A me dy pikë më shumë nga Interi.

Dhe përforcimet për Konten po vijnë. Eshli Jang ka mbërritur në Milano pak çaste më parë dhe firma me zikaltërit është thjesht formalitet. Por ëndrra më e madhe e Marotës është të shkëpusë nga Totenhemi danezin Eriksen.

Por Murinjo së fundmi ka thënë prerë: “Nuk ka ardhur ende asnjë ofertë për të. Në fundjavë ai do të luajë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb