LONDER-Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, po kërkohet nga skuadra të ndryshme në Angli dhe jashtë saj.
Por lojtari i Belgjikës është i vendosur të luftojë për të bindur trajnerin e Unitedit, Louis van Gaal, se është i vlefshëm për skuadrën.
Kështu kanë shkruar të premten mediumet angleze të afërta me Manchester Unitedin.
“Januzaj që edicionin e kaluar ishte ndër zbulimet më të mëdha, tani po lufton që të gjejë rolin e tij në skuadrën e Van Gaalit. 19-vjeçari ka startuar vetëm në katër ndeshje nën urdhrat e teknikut holandez.
Vetëm dy ndeshje i ka kompletuar, ndërsa gjithsej ka luajtur 435 minuta gjatë gjithë kampionatit. Ndërkohë Van Gaal ka bërë të ditur se nuk do ta leojojë Januzajn të largohet në janar.
Në Angli për Januzajn po insistojnë Evertoni e Hull City.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: