Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka provokuar nga Korça, ndërsa pohoi se jep dorëheqje nëse vërtetohet se ai ka takuar një të kërkuar për vrasje që të angazhohej me zgjedhjet.

Teksa iu përgjigj akuzave të Ramës, se ka takuar një të kërkuar të drejtësisë dhe i ka dhënë nënshtetësi, Meta në këtë linjë pyeti gazetarët nëse ata do të donin se kë takoi Rama.

“Më thuaj kush është emri? Pse merreni me shpifjet e rilindjes? Sekti vetëm këtë punë ka. Ata para se të mblidhej asambleja, kryeministri aktual tha; Ilir Meta takon persona të botës së krimit. Unë i thash: “O zotëri unë nuk jam shoku jot. Më thuaj kë kam takuar. Thuaja dhe Asamblesë tënde, mos e kthe në asamble tradhtarë”. Ju e dini se si i përgjigjet populli asamblesë kombëtare, me top.
I thash; “kë kam takuar? Kur?” Se unë jam tërë kohës i rrethuar nga Garada e Republikës. Nëse unë kam takuar një njeri të botës së krimit për të angazhuar atë me zgjedhjet, unë jap dorëheqje. Dhe kjo zgjidhet. A doni t’ua them unë se kë ka takuar ai? Po jo të gjitha tani.”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb