Siç ndodhi në Nju Jork shtatorin e shkuar, Naomi Osaka konfirmohet tenistja më e fortë e botës. Japonezja ka fituar me meritë të plotë “Australian Open”, Grand Slamin e parë të sezonit, duke mundur në tre sete çeken Petra Kvitova 7-6, 5-7, 6-4 dhe nga e hëna do të jetë numeri 1 në renditjen WTA.

Një finale e bukur, e luftuar dhe e luajtur nga të dyja tenistet që kanë luftuar deri në fund duke refuzuar humbjen. Osaka ishte shumë pranë fitores që në setin e dytë, por përjetoi një terr të vërtetë në fund të këtij seti, që i shkoi çekes Kvitova. Gjithsesi në setin final Osaka e rimerr veten dhe arrin të kurorëzohet kampione e “Australian Open” për herë të parë në karrierë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb