Shtatëmbëdhjetë të vdekur është bilanci i fundit nga reshjet e dendura të borës, që kanë goditur pjesën më të madhe të Japonisë gjatë dhjetë ditëve të fundit, ndërsa ndërprerjet e energjisë elektrike kanë lënë mijëra familje në terr.

Bora e dendur vazhdon në Japoni duke shkaktuar mbyllje të rrugëve dhe ndërprerje

Dëbora ka rënë ditët e fundit në ishullin Honshu, përgjatë Detit të Japonisë, si dhe në ishullin e madh verior të Hokkaido.

Transmetuesi publik NHK raportoi aksidente fatale që përfshinin njerëz të moshuar që kishin dalë për të pastruar borën rreth banesave të tyre ose në çatitë e tyre.

Në Hokkaido, dhjetëra mijëra familje përjetuan ndërprerje të energjisë ditët e fundit, por rrjeti tashmë është restauruar pothuajse plotësisht.

Japoni: Reshjet e dendura të borës vranë 13, plagosën 80; Shërbimet e trenave dhe aeroplanëve janë ndërprerë në Japoninë veriore

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) ka këshilluar banorët në zonat e prekura që të mos dalin në rrugë me automjetet e tyre sepse rrezikojnë të bllokohen.

Intensiteti i reshjeve të borës pritet të zvogëlohet nga dita e sotme, njofton JMA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb