Një gjykatë në Japoni ka vendosur se 84 persona në Hiroshima kanë të drejtën e përfitimeve të kujdesit shëndetësor shtetëror sepse ishin të ekspozuar ndaj “shiut të zi” radioaktiv pas bombardimeve bërthamore të vitit 1945 nga SHBA-ja, raportuan sot mediat lokale.

Pala që ngriti padinë, e cila përfshin individë të vdekur, u janë mohuar përfitimet e kujdesit shëndetësor sepse ata jetojnë në një zonë jashtë zonës të njohur aktualisht nga qeveria, sipas një raporti nga “Kyodo News”.

Aplikimet e tyre fillestare midis 2015 dhe 2018 u refuzuan por një gjykatë më e ulët vendosi në favor të tyre korrikun e kaluar.

Gjykata e Lartë e Hiroshimës mbështeti vendimin e vitit të kaluar, duke thënë se kërkuesit “duhet të marrin të njëjtat përfitime si ato të parashikuara për të mbijetuarit e bombave atomike të cilët ishin në ato vende ku shteti ka njohur si zona e shiut të zi”, thuhet në raport.

Qeveria japoneze ka demarkuar një zonë “19 kilometra në gjatësi dhe 11 kilometra në gjerësi 7 kilometra që shtrihet në veriperëndim të epiqendrës së bombës atomike të 6 gushtit 1945 si zona ku ra shiu i zi për një orë ose më gjatë”.

Banorët në zonë kanë kontrolle shëndetësore falas dhe përfitime mjekësore në rast të zhvillimit të 11 sëmundjeve specifike të shkaktuara nga efektet e rrezatimit, shtoi raporti.

Duke theksuar se 84 paditësit jetonin jashtë zonës së njohur, qeveria, duke përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, kishte argumentuar se “nevojiten shumë teste shkencore për të përcaktuar nëse paditësit ishin në një mjedis të prekur nga rrezatimi”.

Megjithatë, kërkuesit pohuan se ata “duhet vetëm të dëshmonin mundësinë e dëmtimit shëndetësor të shkaktuar nga rrezatimi”, thuhet më tej në raport.

“Përveç ekspozimit të rrezatimit të jashtëm për shkak të shiut, kishte mundësi edhe të ekspozimit të brendshëm duke konsumuar ushqim të ndotur dhe ujë nga puset”, thanë ata.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb