JAPONI- Një ish-mësues dhe drejtor shkolle japonez ka pranuar se ka bërë seks me pagesë, me të paktën 12 mijë gra, të të gjitha moshave, nga 13 deri në 70-vjeç, gjatë 25 viteve. Gjithçka ka ndodhur në Filipine gjatë vizitave të tij të shpeshta.

Sipas CNN, personi në fjalë është arrestuar për pedopornografi pasi policia i ka sekuestruar rreth 150 mijë foto, ku ai shfaqej teksa kryente akte jo të hijshme me femra të ndryshme. CNN shton se, mes tyre ka pasur foto edhe me një vajzë 13-14 vjeçare, në një hotel në Manila.

Yuhei Takashima quhet ish-drejtori që tani është 64-vjeç. Policia sqaron se materialet pornografike ai i kishte ruajtur në 400 albume, ndërsa ka deklaruar para tyre se, ka paguar për të bërë seks që në vitin 1998, kur shkoi të jepte mësim në një shkollë japoneze në Manila.

Hetimet për të kanë nisur që në vitin 2013. Ky i fundit ka nisur të japë mësim në një shkollë të mesme në Japoni që nga 1975. U transferua në Manila në 1988-1991. Ndërsa drejtor i një shkolle të mesme të lartë që nga 2008 deri në 2012 kur doli në pension.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: