JAPONI- Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur pasi një avion i “Asiana Airlines” u aksidentua gjatë uljes, duke dalë jashtë pistës në aeroportin e Hiroshimas në Japoni. Në avion ndodheshin 74 udhëtarë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

Aeroporti i Hiroshimas është mbyllur menjëherë pas aksidentit, ndërsa personat e plagosur janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Avioni “A320 Airbus” ishte ngritur nga aeroporti ndërkombëtar “Incheon” në Seul. Autoritetet përkatëse kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se avioni ka goditur një objekt në pistë gjatë uljes, duke pësuar dëmtime në pjesën e pasme, të cilat sollëm edhe problemin në ulje.

“Asiana Airlines” është një nga dy kompanitë më të mëdha ajrore që operojnë në Korenë e Jugut. Dy vite më parë, një avion i kësaj kompanie u aksidentua gjatë uljes në aeroportin e San Franciskos, duke lënë 3 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: