TOKIO-Eshtë bërë i famshëm në botë pasi kujdeset me dashuri për breshkën e tij gjatë dimrit, duke e mbuluar me një jorgan rozë të bërë pikërisht për të.
Sot ekzemplari vazhdon të tërheqë vëmendjen në rrugët e kryeqytetit japonez, duke marrë parasysh masat e saj.

Bëhet fjalë për një breshkë gjigande afrikane (Gheochelone sulcata) me emrin Bon-chan, që peshon rreth 70 kg, të cilën Hisao Mitani, 62 vjecari, pronar i një agjencie funerale, e merr kudo me vete.

Kafsha e cila është blerë nga Hisao kur ishte vetëm 5 vjec , është rritur me zakonin për të shëtitur, të paktën një herë në ditë, duke ecur me qetësi në krah të padronit të saj.

Mitani e ndihmon breshkën të kalojë në vende të vështira, në shëtitjet që zgjasin më shumë se një orë dhe i lejon fëmijët dhe kalimtarët që ta prekin miken e tij. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb