Eksportet japoneze në mars u rritën 16,1% nga viti i kaluar në 7,38 trilionë jen (67,9 miliardë dollarë) për rritjen e parë në dy muaj falë një rikuperimi të fortë ekonomik në Kinë, deklaroi Tokio.

”Dërgesat në Kinë, partneri më i madh tregtar i Japonisë, u rritën 37,2 % nga viti në vit në 1,63 trilionë jen”, sipas një raporti paraprak të lëshuar nga Ministria e Financave, duke shënuar muajin e nëntë radhazi që eksportet japoneze në Kinë u rritën.

Ekonomia e Kinës u godit nga një mbyllje e koronavirusit vitin e kaluar, por u rrit në një rekord prej 18,3% në tremujorin e parë të 2021.

”Eksportet japoneze në Bashkimin Europian u rritën me 12,8% në 714,5 miliardë jen për rritjen e parë në 20 muaj, ndërsa dërgesat në SHBA u rritën me 4,9% në 1,2 trilionë jen”, deklaroi Ministria japoneze e Financave.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb