Për herë të parë që nga aksidenti i Fukushimës, një gjykatë japoneze e konsideroi të pavlefshëm miratimin nga Autoriteti Rregullator Bërthamor (NRA) për rihapjen e dy reaktorëve.

Gjykata e Osakas ra dakord për mbylljen e centralit bërthamor të menaxhuar në kompania ”Kansai Electric”, që konsiderohet veçanërisht i rrezikshëm në rast të një tërmeti.

Asnjëherë më parë një gjykatës nuk e kishte hedhur poshtë mendimin e autoriteteve, me udhëzime të rrepta, pas katastrofës së marsit 2011.

Vendimi i gjykatës, megjithatë, nuk do të ketë efekt nëse NRA do të vendosë të apelojë vendimin.

Një ditë pas fatkeqësisë bërthamore të Fukushimës, qeveria e Tokios vendosi mbylljen e të gjithë reaktorëve bërthamorë, për një total prej 54 të tillësh, miratim të rregullave më të rrepta të sigurisë, përfshirë direktivat kundër sulmeve të mundshme terroriste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb