TOKIO– Hyri në fuqi, më 29 mars, ligji mbi sigurinë ushtarake në Japoni, i kërkuar fuqishëm nga kryeministri Shinzo Abe dhe miratuar në shtator mes kontestimeve, në parlament dhe në rrugë.

Për herë të parë nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, përveç mundësisë së një agresioni të drejtpërdrejtë ndaj Japonisë, forcat mbrojtëse do të autorizohen të ndërhyjnë edhe jashtë vendit në rast të një sulmi ndaj SHBA-së ose të vendeve të tjera aleate, nëse ky sulm përbën një kërcënim për Japoninë.

Në përpjekjen për të bindur opinionin publik, Abe citoi nevojën për t’u përshtatur ndaj ndryshimeve të skenarëve gjeopolitike, duke theksuar se synimi kryesor i qeverisë së tij është ai i garantimit të sigurisë së qytetarëve japonezë dhe të përforcojë aleancën me SHBA-në.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: