Presidenti i Shoqatës Kombëtare të Mjekëve Japonezë, Toshio Nakagawa, kërkoi sot që të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme në vend, për t’u marrë me valën e re të rasteve të COVID-19, raportoi agjensia e lajmeve Kyodo, ndërsa po rritet frika për një sistem shëndetësor gjithnjë e më shumë nën presion.

“Infeksionet mbarëkombëtare po i afrohen krizës sonë më të madhe që nga vala e parë e vitit të kaluar”, tha Nakagawa.

Paralajmërimi i tij pason njoftimin e kryeministrit Yoshihide Suga se tani e tutje vetëm të sëmurët rëndë dhe ata që rrezikohen të sëmuren me COVID-19 do të shtrohen në spital, ndërsa të tjerët do të duhet të kalojnë një periudhë izolimi në shtëpi.

Japonia vazhdon të shohë një rritje të rasteve.

Tokio, që shënoi një rekord prej 4 058 infeksionesh të reja të shtunën, regjistroi 3 709 të tjera në 24 orët e fundit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb