Në Japoni, mbi 1.500 biznese kanë falimentuar që nga shkurti i vitit 2020 e deri më tani për shkak të ndikimit të koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, “Teikoku Databank” ka shqyrtuar kompanitë që kanë aplikuar për falimentim dhe likuidim gjyqësor që prej shkurtit 2020 e deri më tani.

Sipas kësaj, 250 kompani nga sektori i ushqimeve dhe pijeve janë renditur të parat në mesin e 1.500 bizneseve që kanë falimentuar në të gjithë vendin.

Në vitin e fundit kanë falimentuar 140 kompani ndërtimi dhe 89 kompani të strehimit në turizëm.

Në lajm theksohet se normat e falimentimit do të vazhdojnë të rriten nëse zgjatet për herë të tretë gjendja e jashtëzakonshme që zbatohet kundër pandemisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb