Agjencia Kombëtare e Policisë (NPA) e Japonisë ka bërë të ditur se në vend gjatë muajit shtator janë kryer mbi 1.800 vetëvrasje.

Sipas një njoftimi nga NPA, numri i përgjithshëm i vetëvrasjve në mbarë vendin në muajin shtator u rrit në 1.805 persona, respektivisht me një rritje prej 8 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i vetëvrasjeve tek meshkujt arriti në 1.166 me një rritje prej 0,4 përqind, ndërsa tek gratë në 639 me një rritje prej 27 përqind.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb