JAPONI

Autoritetet japoneze shtetërore kanë zbarhdur të dhëna interesante sa i përket vdekjeve në Japoni.

Statistikat qeveritare tregojnë se vetëvrasja mori më shumë jetë në tetor sesa COVID-19 gjatë gjithë vitit deri më sot.

Numri mujor i vetëvrasjeve në Japoni u rrit në 2,153 në muajin e kaluar, sipas Agjencisë Kombëtare të Policisë të Japonisë, raporton gjigandi mediatik CNN.

Që nga e premtja, numri total i të vdekurve për shkak të koronavirusit është 2 087, tha Ministria e Shëndetësisë së vendit.

Japonia është një shtet me përdorim të gjerë të teknologjisë dhe zbulon vdekshmërinë në kohë rekord.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb