Tokyo, një metropol shumë modern, një skyline fantastiko-shkencor dhe në rrugë një aktivitet i bërë tashmë ikonik.

Eshtë Festivali i gjetheve, festa tradicionale që zhvillohet gjithmonë në fillim të muajit tetor deri në nëntor.

Të shumta vendet përreth Tokyo ku mund të ecësh dhe të admirosh ngjyrat e vjeshtës. Nga fundi i tetorit dhe fillimi i nëntorit përgjatë lumit Tamagawa, Mitake Gorge Autumn Colors Festival ofron mundësinë të shijoni pamjet spektakolare të pemëve nga e gjithë Japonia.

Përveç panoramës së mrekullueshme organizohen ekskursione dhe rrugët ndriçohen nga drita shumëngjyrëshe, që e bëjnë aktivitetit më të veçantë.

Gjatë mesit të tetorit në malin Mitake, ky takim është perfekt për ‘gjuetarët e gjetheve’, sepse në të përfshihen edhe performanca muzikore dhe shumë eksperienca të tjera.

Në kërkim të ngjyrave në malin Takao- Për të gjithë muajin nëntor, të gjithë reflektorët drejtohen në Mount Takao Autumn Leaves Festival, ku mund të shijosh momente argëtuese në mes të natyrës.

Festivali i Koyo i hap dyert një Show në Memorial Park dhe aty vizitorët mund të shijojnë gjethet e verdha dhe të kuqe, tingujt e tamburëve, kërcimin dhe orkestrat të cilat nuk krahasohen me asgjë. Fundi i ditës mbyllet me një ceremoni autentike me çaj.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb