Deri më tani, në Japoni janë regjistruar tri raste me variantin Omicron të koronavirusit.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, duke cituar burime qeveritare, varianti Omicron u zbulua tek një pasagjer që mbërriti nga Italia në aeroportin Haneda në Tokio, kryeqytetin e Japonisë.

Pas këtij rasti, numri i personave të infektuar me variantin e ri në Japoni është rritur në tre. Rastet e mëparshme të variantit Omicron në Japoni u zbuluan javën e kaluar tek udhëtarë nga Namibia dhe Peruja.

Kihara Seiji, një anëtar i Dhomës së Ulët të Parlamentit, tha se do të përpiqet të përshpejtojë dozën e tretë të vaksinës së COVID-19 si një masë paraprake kundër variantit të ri të koronavirusit.

Duke iu referuar kërkesës për “periudhën tetëmujore” të aplikuar nga Ministria e Shëndetësisë ndërmjet dozës së dytë dhe të tretë, Kihara tha se kjo periudhë do të reduktohet në “të paktën gjashtë muaj”.

Më 1 dhjetor, qeveria filloi administrimin e dozës shtesë kundër COVID-19 në gjithë vendin, duke i dhënë përparësi profesionistëve shëndetësorë.​​​​​​​

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb