Pronari japonez i një rrjeti restorantesh sushi i ashtuquajtur ‘Mbreti i peshkut ton’ ka fituar çmimin e tonit më të madh në tregun e Tokios, me një milion e gjysmë euro, ne ankandin e Vitit të ri.

Kiyoshi Kimura, pronar i restoranteve Zanmai është në krye të kronikave për blerjen rekord prej 193 milion yen, për një ton të kuq që peshon 276 kilogram, i peshkuar edhe këtë vit në brigjet e prefekturës së Aomori (në veri të Japonisë).

’Ky është më i miri’, ka thënë Kimura për gazetarët pas ankandit të ndodhur në agim. ‘Po është i kushtueshëm. Dua që klientët tanë të hanë mirë këtë vit’. Vitin e kaluar ai pagoi 2.7 milion euro për një ton që peshonte 278 kilogram.

Në 2013, kishte paguar më shumë se dyfishi për një ton të vogël, vetëm 222 kilogramë. Ankandi tradicional i Vitit të ri zhvillohet që prej vitit të kaluar në tregun e ri të Toyosu. E ndodhur në një lagje periferike, ai ka zëvendësuar tregun piktoresk Tsukiji.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb