Mijëra persona nënshkruan një peticion në internet për të shpëtuar nga shkatërrimi dy ndërtesa të fillimit të shekullit XX, të dëmtuara pas bombardimit bërthamor të qytetit japonez të Hiroshimës në vitin 1945.

Një zyrtar i qeverisë lokale konfirmoi sot se kishte marrë një peticion të nënshkruar nga 12 000 qytetarë ku i kërkojnë ruajtjen e këtyre ndërtesave që ndodhen 2,7 kilometra nga vendi ku u lëshua bomba amerikane.

Këto ndërtesa tre katëshe me tulla të kuqe bëjnë pjesë në një grup ndërtesash të ndërtuara në vitin 1913 dhe që kanë shërbyer për prodhimin e uniformave ushtarake japoneze.

Një inspektim sizmik rutinë i kryer dy vite më parë u zbulua se ato nuk do t’i rezistonin një tërmeti të fuqishëm.

“Ne nuk kemi zgjedhje tjetër vetëm të marrim masa sepse një shëmbje e tyre mund të pagosë residentët e lagjes”, theksoi zyrtari.

Bashkia posedon tre nga katër ndërtimet dhe qeveria kombëtare një.

Ruajtja dhe riforcimi i tre ndërtesave të menaxhuara nga bashkia do t’i kushtonte, sipas vlerësimeve, 8,4 miliardë jen (69 milionë euro).

Japonia është vendi i vetëm që ka pësuar një sulm bërthamor në Hiroshimë dhe tre ditë më pas në Nagasaki.

Këto bombardime precipituan kapitullimin e Japonisë më 15 gusht 1945 dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb