JAPONI-Një pistë patinazhi japoneze që ka ngrirë 5 mijë peshq për të tërhequr vizitorët është detyruar të mbyllet pas kritikave të shumta.
Parku zbavitës Space World po shkrin tani akullin në pistë, një operacion për të cilin do të duhet të paktën një javë.

Pista e Kitakyushu, në jug-perëndim të Japonisë, ishte hapur në 12 nëntor dhe 5 mijë peshq ishin ngrirë në sipërfaqen e akullit, për të krijuar një efekt dekorativ për klientët që do patinonin sipër saj. Por ideja duket se është gjykuar keq dhe është cilësuar pa shije.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: