Kryeministri japonez, Yoshihide Suga zbuloi sot një plan të ri ndihme për ekonominë japoneze prej më shumë se 580 miliardë euro, për financimin e masave shëndetësore dhe sociale lidhur me pandeminë, por gjithashtu për projektet në lidhje me zhvillimin e teknologjive të gjelbëra.

Ky njoftim erdhi ndërkohë që ekonomitë kryesore të botës vazhdojnë të prezantojnë plane masive ndihme në përpjekje për të kufizuar shkatërrimet nga kriza shëndetësore.

Plani japonez me një shumë totale prej 73 600 miliardë jen (584 miliardë euro) përfshin gjithashtu programet e kredive dhe shpenzimeve publike.

Ky është plani i parë i rëmëkëmbjes nga Suga që prej marrjes së postit të kryeministrit në shtator. Ai pasoi Shinzo Aben, i cili dha dorëheqjen për shkaqe shëndetësore.

“Ne e hartuam këtë plan atë për të hapur një rrugë të re drejt rritjes, për të mbrojtur jetën dhe jetesën e njerëzve, si dhe vendet e punës dhe aktivitetin ekonomik”, theksoi Suga para miratimin e planit nga qeveria e tij.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb