Në Japoni brenda një viti kanë falimentuar më shumë se 1 000 biznese si pasojë e ndikimit të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, bëhet e ditur se “Teikoku Databank” ka marrë në shqyrtim kompanitë që kanë falimentuar që nga shkurti i vitit 2020 dhe të cilat kanë aplikuar për likuidim gjyqësor.

Sipas kësaj, sektori i restoranteve me 159 kompani renditet i pari në mesin e më shumë se 1 000 bizneseve që kanë falimentuar në të gjithë vendin.

Po ashtu në vitin e fundit kanë falimentuar 85 kompani ndërtimore, 78 kompani hotelerike dhe hotele akomoduese.

Si pasojë e pandemisë, çdo muaj rreth 100 biznese i kanë dhënë fund aktiviteteve të tyre dhe se gjendja e jashtëzakonshme e zgjatur deri më 7 mars në 11 rajone të vendit ka ulur kapacitetin e shpenzimeve të qytetarëve.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb