Prodhimi industrial japonez pësoi rënie me 9,1% në prill krahasuar me muajin e kaluar, duke shënuar muajin e tretë radhazi në rënie, për shkak të efekteve të pandemisë, njoftoi qeveria japoneze.

Rënia ishte më e shpejtë sesa parashikimi mesatar prej 5,4% sipas analistëve të anketuar nga “Nikkei Business Daily”, pas një rënieje me 3,7% për muajin mars.

”Prodhuesit presin që prodhimi industrial të bjerë me 4,1% në maj dhe të rritet me 3,9% në qershor”, sipas një studimi të kryer nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë.

Sipas ministrisë, indeksi i dërgesave industriale ra me 8,8% në muajin prill dhe ai i inventarëve industrialë me 0,3%.

Qeveria raportoi se shkalla e papunësisë në vend u rrit me 2,6% në prill nga 2,5% në muajin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: