Rreth 61 për qind e popullsisë në Japoni është vaksinuar kundër koronavirusit të ri (COVID-19) me dy doza.

Qeveria japoneze ka përditësuar të dhënat mbi aktivitetet e vaksinimit si pjesë e luftës kundër COVID-19.

Që nga 4 tetori, afërsisht 90,2 milionë qytetarë, që korrespondon me 71,3 për qind të popullsisë që jetojnë në vend, u vaksinuan kundër virusit.

Gjithashtu është përfunduar vaksinimi me dozë të dyfishtë të afërsisht 77,1 milionë njerëzve, që korrespondon me 60,9 për qind të popullsisë.

Qeveria japoneze synon të përfundojë vaksinimin e qytetarëve vullnetarisht deri në fund të këtij muaji ose në fillim të nëntorit.

Në Japoni ku jetojnë 126 milionë banorë, fushata e vaksinimit kundër COVID-19 filloi në shkurt 2021.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb