JAPONI-Ka shkuar në 11 bilanci I të vdekurve dhe 300 janë plagosur si pasoje e tajfunit Jebi, stuhia më e fortë e 25 viteve të fundit që ka goditur Japoninë.
Në rajonin qendror-perëndimor është kërkuar evakuuimi i banorëve dhe vazhdojnë operacionet e shpëtimit pranë aeroportin ndërkombëtar të Osaka.

Ministri i Transportit ka bërë me dije që një nga pistat e aeroportit, e ndërtuar në një ishull artificial është e mbuluar plotësisht nga uji dhe 3000 persona janë bllokuar në brendësi të tij.

Probleme të shumta ka pasur me energjinë elektrike dhe telekomunikacionin. Gjatë gjithë ditës së martë më shumë se 700 fluturime janë anuluar edhe për shkak të erërave të forta që kanë arritur shpejtësinë deri në 215km/ore.

Pasdite të paktën 1.6 milion banesa kanë mbetur pa energji elektrike. Agjencia kombëtare meteorologjike ka lajmëruar për rrezikun e madh që ekziston nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

Pasi ka kaluar brigjet qendrore dhe veriore Tajfuni po kalon Detin e Japonisë, në anën lindore të vendit, për t’u drejtuar deri në ishullin Hokkaido, ku do të humbë intensitetin e tij dhe do të transformohet në një ciklon tropikal.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: