JAPONI-Nusja parakaloi drejt altarit e veshur me fustan të bardhë para se ata të thoshin betimet dhe lidhja e tyre u vulos me një puthje. Duket si një dasmë e zakonshme përveç një fakti thelbësor, bashkëshortët ishin robotë.

Gjatë kësaj fundjave, në Tokio është zhvilluar dasma e parë mes dy robotëve. Frois, një robot i madh i kuq dhe ngjyrë argjendi, i veshur papion, lidhi kurorë me robotin humanoid Yurikin e cila mbante veshur një fustan të bardhë me një fjongo të madhe mëndafshi.

Ceremonia është drejtuar nga një robot i prodhuar së fundmi, i aftë të interpretojë emocionet. Në dasmë ishin 100 të ftuar të cilët paraprakisht, kishin marrë ftesat me foton e Frois dhe Yurikin të gjendura në një zemër.

(a.n/t.sot/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: