Një raport i “Financial Times” thotë se një shoqëri e bankave japoneze do të fusë në treg monedhën “J-Coin” para Lojërave Olimpike Tokio 2020, dhe është duke punuar në këtë projekt.

Projekti përkrahet edhe nga banka qendrore dhe rregullatorët.

“Kjo do të lidhet me jenin japonez dhe do të përdoret për të bërë pagesa dhe transferime përmes një aplikacioni të telefonit mobil”, ka thënë zëdhënësi i bankës japoneze “Mizuho Financial Group”.

“J-Coin” do t’u mundësojë konsumatorëve japonezë të paguajnë për mallra dhe shërbime përmes telefonave të mençur.

Synimi i qeverisë japoneze është të ulë varësinë në paratë kesh, që përbejnë 70 për qind të të gjitha transaksioneve nga valuta në Japoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb