Qeveria e Japonisë synon të ndihmojë Ukrainën për pastrimin e rrënojave, minave dhe municioneve të pashpërthyera.

Bëhet e ditur se janë përcaktuar detajet e vendimit që kabineti i kryeministrit japonez, Fumio Kishida mori muajin e kaluar për ndihmë humanitare urgjente prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën.

Sipas vendimit, Japonia do të ndihmojë me furnizimin për ushqime, nevojat ditore dhe ilaçeve si dhe për të siguruar largimin e sigurt të refugjatëve nga Ukraina.

Ndihmat do të shpërndahen nëpërmjet organizatave ndërkombëtare, përfshirë Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Japonia do të marrë pjesë në pastrimin e Ukrainës nga rrënojat, minat dhe municionet e pashpërthyera si dhe në shpërndarjen e farërave për rigjallërimin e prodhimit bujqësor në Ukrainë.

Kryesekretari i Kabinetit, Hirokazu Matsuno njoftoi se vendi i tij në kuadër të bashkëpunimit me vendet e G7 do të vazhdojë mbështetjen e tij për popullin e Ukrainës.

Matsuno theksoi se që nga fillimi i kësaj jave, 321 kompani, 147 bashki dhe 17 organizata të shoqërisë civile kanë marrë pjesë deri më tani në fushatat e mbështetjes ndaj Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb